Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kastrioti synon fitore për t’iu afruar plejofit

Pas ecurisë së mirë, Kastrioti i Ferizajt sërish është në garë për pozitën e katërt në Superligën A të Kosovës në hendboll. Pozita e katërt dërgon në plejof.
Tri xhiro para fundit, Kastrioti është i pesti me 25 pikë. Rahoveci mban pozitën e katërt me 28 pikë. Pikërisht këto dy skuadra takohen të shtunën nga ora 19:30 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, në derbin e xhiros së 26-të të Superligës A.
Kastrioti synon fitore për ta konfirmuar rritjen, ndërsa “vreshtarët” udhëtojnë me synime e plane të tjera.
Të shtunën janë edhe dy ndeshjet tjera të javës së 26-të të Superligës A. Nga ora 20:00, Vëllaznimi e pret Prishtinën, ndërsa favoritë llogariten mysafirët. Prej orës 20:00 është edhe ndeshja Besa Famgas – Trepçë. Besa synon fitoren e radhës dhe llogaritet favorite e madhe.
Në Superligën B të shtunën prej orës 20:00 është ndeshja Llapi – Deçani. Kjo ndeshje luhet në Podujevë.