Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kastrioti – Trepça, ndeshja hapëse e stinorit pranveror

Me ndeshjen Kastrioti – Trepça fillon stinori pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën prej orës 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.
Kastrioti është i katërti me 16 pikë, ndërsa Trepça mban vendin e tretë me 20 pikë.
Kastrioti megjithatë llogaritet favorit. Pos që është vendas, Kastrioti gjatë afatit kalimtar të janarit mori pesë lojtarë pikërisht nga Trepça. Kjo ka bërë që niveli i skuadrave të pësoi ndryshim të madh. Mitrovicasit ende nuk i kanë bërë zëvendësimet që i planifikojnë në skuadër.
Dy ndeshje tjera janë të dielën. Prej orës 18:00 takohen Vushtrria dhe Besa Famgas. Skuadra pejane është favorite shumë e madhe.
Nga ora 19:30 takohen Prishtina e Rahoveci. Rahovecasit i kanë fituar të gjitha ndeshjet në vjeshtë dhe udhëtojnë për të vazhduar serinë pozitive.
Ndeshja Deçani – Vëllaznimi është shtyrë.

Lajme tjera