Kastrioti – Vushtrria, kryendeshja e javës

Kastrioti – Vushtrria konsiderohet kryendeshja e javës së 14-të në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Kjo ndeshje luhet të shtunën prej orës 15:00 në Ferizaj, ndërsa të dy skuadrat kërkojnë fitoren.
Kastrioti është i katërti me 18 pikë, ndërsa Vushtrria e dyta me 22 pikë.
Të shtunën janë edhe ndeshjet Vëllaznimi – Dukagjini (13:30) dhe Prishtina – Jusuf Gërvalla (15:00).
Shqiponja – Istogu (17:00) dhe Ferizaj – Samadrexha (14:00) janë dy ndeshjet që luhen të dielën.
Në Ligën e Parë të hendbollistëve është java e 15-të. Ndeshjet e kësaj jave janë: Ulpiana – Trepça, Deçani – Llapusha, Vjosa – Prizreni, CLICK – Drita.

Lajme tjera