Kastrioti e ka fituar ndeshjen e mbetur ndaj Drenicës. Takimi i javës së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt), është luajtur në Ferizaj, ndërsa Kastrioti fitoi me rezultat 39:31.
Ndonëse Drenica ishte vendas, ndeshja u vendos të luhet në Ferizaj.
Ferizajasit kanë krijuar epërsi solide që në pjesën e parë të cilën e fituan me rezultatin 21:16.
Te Kastrioti u dallua F. Mustafa me 12 gola. Tetë gola i realizoi J. Bislimi, ndërsa shtatë A. Dugolli.
Te Drenica, K. Kastrati shënoi 12 gola kurse tetë i realizoi E. Hamza.
Pas xhiros së 16-të Kastrioti është i katërti me 22 pikë kurse Drenica e teta me tetë pikë.
Në fundjavë luhen ndeshjet e javës së 17-të.
Drenica – Kastrioti 31:39 (16:21)
Drenica: Geci, Binaku 3, Sahiti 1, Kastrati 12, Zekaj 6, Baliu, Muqolli, Bunjaku, Hasani, Hamza 8, Hajrizi, Batatina 1.
Kastrioti: Curri, Esati, D. Dugolli, A. Dugolli 7, Qerimi, Selmani, Bislimi 8, Shabani 2, Braimi, Mustafa 12, Rudari 1, Bytyqi 1, Zaskoku 3, Beqa 1, Syla 4, Hoxha.