Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Katër çiftet shumë perspektive të gjyqtareve të hendbollit

Ndeshjet e Final8 të Ligës së Pioniereve në hendboll janë drejtuar nga gjyqtare me perspektivë. Të gjitha ndeshjet u janë besuar gjyqtareve të reja, që ishin të angazhuara edhe gjatë pjesës së rregullt të kampionatit.
Çiftet Anesa Maksuti – Elda Hoxha, Flaka Hoti – Edonisa Sahiti, Donita Shala – Diarta Shala dhe Dorentina Qufaj – Ardiana Imeraj kanë shfaqur seriozitet, maturi dhe potencial për t’u zhvilluar në gjyqtare të rëndësishme të hendbollit. Ato janë vlerësuar për punën që e kanë bërë dhe për mënyrën se si i kanë menaxhuar ndeshjet vendimtare për titull të kampionit te pionieret.
FHK-ja është e përkushtuar për zhvillimin e mëtejmë të këtyre gjyqtareve, por edhe e të gjithë gjyqtarëve dhe zyrtarëve të tjerë të ndeshjeve.
Turneu final i Ligës së pioniereve është zhvilluar në Gjakovë.

Lajme tjera