Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Katër ndeshje të Championsit në RTV 21 Plus

RTV 21 Plus vazhdon transmetimin e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve në hendboll, në projektin që vlerësohet se kontribon në zhvillimin e sportit në vend, përkatësisht u mundëson adhuruesve të lojës së hendbollit që të shohin top-klubet dhe top-lojtarët evropianë. Këtë fundjavë do të transmetohen edhe katër ndeshje tjera të fazës grupore të Ligës së Kampionëve në hendboll për meshkuj, që i takojnë xhiros së 13-të.

Të shtunën më 24 shkurt ndeshja e parë që transmetohet është ajo në mes Kristinstadit suedez dhe Barcelona Lassa. Kjo ndeshje nis në ora 16:00, ndërsa i takon grupit A. Barcelona është e treta me 16 pikë, ndërsa Kristianstadi është i fundit (8) me gjashtë pikë. Është kjo një ndeshje shumë e rëndësishme për të dy skuadrat dhe pritet hendboll cilësor.

Nga ora 17:30 transmetohet ndeshja në mes THW Kiel të Gjermanisë dhe Kielces së Polonisë. Kieli është i katërti në grupin B me 15 pikë, ndërsa Kielce është e pesta me 11 pikë.

Po të shtunën transmetohet ndeshja në mes RK Celje Pivovarna Lasko dhe Aalborgut, që nis në ora 19:30 dhe poashtu i takon grupit B. Celje e Sllovenisë mbanë vendin e fundit me pesë pikë, sa i ka edhe Aalborgu danez në vendin e parafundit.

Ndërkohë të dielen nga ora 17:00, RTV 21 Plus transmeton ndeshjen në mes Nantesit dhe Vardarit. Vardari i Shkupit prinë në grupin A me 20 pikë, ndërsa Nantesi i Francës është i dyti me 17 pikë. Pra bëhet fjalë për derbin e xhiros së parafundit të fazës grupore.

Të hënën në mëngjes transmetohen përmbledhjet e xhiros në Championsin e meshkujve (8:55) dhe të femrave (9:25).