Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Katër ndeshje të shtunën, kryendeshja më vonë

Katër ndeshje të javës së nëntë të Superligës së hendbollistëve luhen të shtunën (nesër). Ndeshjet e xhiros së tetë të luajtura në mesjavë kanë ofruar rivalitet dhe shpresohet që ky trend të vazhdoi edhe në ndeshjet e javës së nëntë.

Pas humbjes nga Prishtina, kampioni Besa Famgas pret t’iu kthehet fitoreve në ndeshjen ndaj Samadrexhës, që nis në ora 16:00. Edhe Drita pret të njëjtën gjë, ndërsa do të luajë në Gjakovë ndaj Vëllaznimit nga ora 17:00. Në ora 18:00 luhet ndeshja Zhegra – Drenica, ndërsa prej orës 19:00 takohen fqinjët Vushtrria e Trepça.  Kryendeshja e javës në mes të Kastriotit e Prishtinës luhet më 21 apo 22 nëntor për shkak të ndeshjes evropiane të Kastriotit.

Në Ligën e Parë është java e gjashtë. Të shtunën janë ndeshjet Dukagjini – Prizreni (14:00) dhe KEK-u – Ulpiana (19:00). Të dielen është ndeshja Deçani – Lepenci (13:00). Foto: Shpend Ahmeti- Fotograf  Delegimin mund ta gjeni ne ket link:  

 /uploads/Delegimi i personave zyrtar.pdf

Lajme tjera