Kombëtaret e Kosovës nuk kanë të ndalur në IHF Trophy

Kombëtaret U20 dhe U18 të Kosovës në hendboll kanë shënuar fitore të reja në IHF Trophy për zonën evropiane që po zhvillohet në Prishtinë. Të mërkurën Kombëtarja U20 fitoi ndaj Irlandës me rezultat 35:22. Pas pjesës së parë Kosova kishte epërsi prej gjashtë golave (16:10), por në pjesën e dytë djelmoshat e trajnerit Fatmir Muhaxheri rritën ritmin dhe shënuan fitore të thellë. Kosova të martën në ditën e parë të garave kishte fituar thellë ndaj Britanisë së Madhe.

Ndaj Irlandës  më efikasi ishte Jon Muqolli me nëntë gola. Shtatë herë realizoi Drenit Tahirukaj.

Ndeshjet e 20-vjeçarëve luhen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Në ndeshjet tjera të mërkurës, Moldavia fitoi ndaj Maltës me rezultat 41:7 ndërsa Gjeorgjia e mposhti Britaninë e Madhe me rezultat 35:17. Kështu Kosova, Moldavia e Gjeorgjia I kanë nga katër pikë dhe pritet të luftojnë për titull.

Te U20 të enjten nuk ka ndeshje, ndërsa të premten ndeshja më interesante është ajo në mes të Kosovës e Gjeorgjisë (18:00).

Ndeshjet e 18-vjeçarëve luhen në palestrën 1 Tetori. Kosova është e vetmja me dy fitore. Pasi të martën fitoi ndaj Britanisë së Madhe, Kosova U18 të mërkurën e mposhti Moldavinë me rezultat 32:22. Në ndeshjen tjetër Britania e Madhe fitoi ndaj Shqipërisë me rezultat 47:19.

Te Kosova në ndeshjet me moldavët më efikasi ishte Ylli Muqolli me tetë gola.

Të enjten janë ndeshjet Britania e Madhe – Moldavia (14:00) dhe Kosova – Shqipëria (16:00). Të shtunën janë ndeshjet për medalje në grupmoshën U18.

U20

Irlanda – Kosova 22:35 (10:16)

Kosova: Luzha, Gubetini 1, Abazi 3, Dugolli 2, Tafilaj 5, Shabani 2, Hoxha, Tahirukaj 7, Mustafa, Beqiraj, Muqolli  9, Rudari 1, Basholli 2, Bajqinovci 3.

U18

Kosova – Moldavia 32:22 (12:10)

Kosova: Mani, Idrizi 6, Smakolli, Isufi 2, Neziri, Rexha 1, Rama 1, Fana 2, Quni 4, Hajdini, Selmani 2, Vokshi 6, Muqolli 8, Dukaj.

Lajme tjera