Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kombëtarja A i zhvilloi stërvitjet e para

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll është mbledhur të premten në Prishtinë. Tashmë vajzat e Kombëtares sonë i kanë zhvilluar dy stërvitje për ndeshjet shumë të rëndësishme me Poloninë.
Për shkak të obligimeve të hendbollisteve me skuadrat e tyre, grupi i lojtareve do të kompletohet vetëm të dielën. Por nën urdhërat e selektorit Agron Shabani tashmë janë një pjesë e konsiderueshme e lojtareve të përzgjedhura.
Ditëve të ardhshme programi i Kombëtares është goxha i ngarkuar, në mënyrë që të enjten mbrëma forma të jetë më e larta e mundshme.
Ndeshja Kosovë – Poloni është të enjten prej orës 17:45 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Dy kombëtaret takohen edhe të dielën, më 7 prill, në Zielona Gora të Polonisë.
Janë këto dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Euro 2024.
Ndonëse Polonia është favorite e madhe, vajzat tona do të japin maksimumin në kërkim të fitores apo barazimit, që me shumë gjasë do të mjaftonte për kualifikim historik në Evropian.