Kombëtarja e Kosovës në hendboll të hënën ka udhëtuar për në Slloveni. Kombëtarja është vendosur në qytetin Lashko, ndërsa në mbrëmje ka zhvilluar një stërvitje.
Në këtë qytet, Kombëtarja jonë e hendbollistëve do t’i zhvillojë dy ndeshje kontrolluese me Kombëtaren e Kuvajtit. Ndeshja e parë është të martën prej orës 17:30, ndërsa e dyta të mërkurën prej orës 16:30.
Këto ndeshje zhvillohen në kuadër të përgatitjeve për ciklet e ardhshme kualifikuese. Disa prej reprezentuesve të rregullt mungojnë për shkak të angazhimit në skuadrat e tyre. Ndërkohë dy ndeshjet përgatitore do të shërbejnë edhe për testimin e disa lojtarëve të rinj.
Lista e lojtarëve
Altin Cacaj | KH Prishtina |
Arbios Mushkolaj | KH Besa Famgas |
Armend Alaj | ThSV Eisenach |
Arti Luzha | KH Rahoveci |
Dominik Palushi | RK Sisak |
Egzon Gjuka | KH Rahoveci |
Jon Muqolli | KH Rahoveci |
Kushtrim Ninaj | RK Osijek |
Leonard Gegaj | Vinslovs HK |
Liridon Zena | RK Zamet |
Lulzim Shabani | KH Trepça |
Matej Taci | GRK Varazdin |
Olsi Mulaj | KH Besa Famgas |
Shaban Zogaj | IFK Karlskrona |
Shkelzen Samahodaj | RK Slatina |