Kombëtarja A e Kosovës në hendboll (meshkujt) është përfituese e grantit ekipor prej rreth 92 mijë eurove që e ndanë Komitetit Olimpik i Kosovës për federatat e sporteve ekipore.
Është ky një tjetër sukses i Federatës së Hendbollit të Kosovës, që grantin e KOK-ut e ka përfituar edhe në të kaluarën. Ky grant do të shërbejë për të mbuluar shpenzimet e aktiviteteve të shumta të Kombëtares A.
Granti vlenë për periudhë katërvjeçare.
“Bordi Ekzekutiv i KOK-ut përzgjodhi ekipin kombëtar të hendbollit, bazuar në kriteret dhe rezultatet e fundit, të cilat e bëjnë kombëtaren me gjasat më të përafërta për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike Los Anxhelos 2028”, shkruan në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Përzgjedhja e KOK-ut konfirmon që Kombëtarja e Kosovës në hendboll është e nivelit më të lartë prej të gjitha ekipeve kombëtare në sportet ekipore në vendin tonë.
Kombëtarja jonë në maj i luan dy ndeshjet e fundit dhe vendimtare për kualifikim në Kampionat Evropian.