Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kombëtarja e Kosovës në fazën kryesore kualifikuese për Euro 2026

Ashtu si pritej, Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Britanisë së Madhe. Të shtunën në Derby të Anglisë, Kombëtarja jonë fitoi me rezultat 29:23.
Kështu Kosova e kalon raundin promovues të kualifikimeve për Euro 2026 dhe do të paraqitet në kualifikimet e rregullta.
Kosova ishte në epërsi nga fillimi e deri në fund, ndërsa ndeshja u zhvillua në atmosferë shumë të bukur në praninë e 1500 shikuesve.
Kosova kishte fituar bindshëm edhe të mërkurën në Prishtinë dhe tani i pret kundërshtarët e fazës kryesore kualifikuese.

Lajme tjera