Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kombëtarja e Kosovës në Lojërat Mesdhetare në Rërë

Kosova do të paraqitet në garat e hendbollit në rërë në Lojërat Mesdhetare në Rërë. Edicioni i tretë i Lojërave Mesdhetare në Rërë mbahet prej 9 deri më 16 shtator në Heraklion të Greqisë.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar të martën se pos në hendbollin në rërë, Kosova do të garojë edhe në volejbollin në rërë, basketbollin 3×3, not dhe në karate.
Kombëtarja e Kosovës në hendbollin në rërë për trajner e ka Veton Hajrizin, ndërsa përbëhet nga: Arbër Neziri, Ardi Halili, Dardan Dugolli, Erblin Qerimi, Enis Kuleta, Florian Rexha, Gent Bajrami, Gentrit Brahimi, Kapllan Terziqi, Muhamet Koro.
Garat e hendbollit mbahen prej 9 deri më 13 shtator. Kombëtarja jonë është në grupin A së bashku me Kroacinë, Italinë dhe Qipron. Në Grupin B janë Greqia, Maroku, Tunizia dhe Spanja.
Pritjet nga kjo garë janë modeste. Por e rëndësishme është që Kombëtarja jonë sërish po paraqitet në garat e hendbollit në rërë. Synimet janë që të merret pjesë në më shumë aktivitete në hendbollin në rërë, ku Kosova ka garuar edhe në të kaluarën, sidomos në Turqi dhe në Qipron Veriore.