Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kombëtarja e zhvilloi stërvitjen e parë

Atmosferë shumë pozitive ka mbretëruar në stërvitjen e parë të Kombëtares së Kosovës në hendboll. Nën urdhrat e përzgjedhësit Bujar Qerimi, djemtë tanë kanë ushtruar të dielën mbrëma në Prishtinë.
Prezent ishin shumica e lojtarëve, ndërsa grupi do të kompletohet të hënën.

Është punuar në aspekte taktike të përgatitjes së lojës, ndërsa hendbollistët janë shfaqur të uritur për të dhënë maksimumin me synim për ta fituar ndeshjen.
Kombëtarja vazhdon stërvitjet të hënën.

Ndeshja me Bosnjë-Hercegovinën është të mërkurën prej orës 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.