Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kombëtarja jonë pëson humbje në ndeshjen e parë

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) ka nisur me ndeshje në Kampionatin Evropian të Divizionit B.
Të shtunën në Ankara të Turqisë, Kombëtarja jonë u takua me Sllovakinë. Përkundër angazhimit, vajzat tona pësuan humbje me rezultat 35:15. Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:7 në të mirë të sllovakeve.
Në Kombëtaren tonë nuk ka munguar angazhimi, por që nuk mjaftoi. Nga dëshira e madhe ka pasur gabime të shumta teknike e po ashtu gjuajtje të paselektuara.
Martina Bibaj i shënoi pesë gola nga gjashtë tentime. Diona Dresh i kishte katër gola nga pesë tentime.
Të dielën Kombëtaren tonë e pret tjetër ndeshje e vështirë. Takohet me Poloninë.