Kombëtarja e Kosovës në hendboll mblidhet të premten për dy ndeshjet e para kualifikuese për Botërorin 2023. Grumbullimi bëhet në Hotel Internacional Prishtina.
Menjëherë të premten është stërvitja e parë, në kompleksin Omni Sport në Mitrovicë. Stërvitja e parë mbahet prej orës 18.00 e deri në ora 20.00. Në Mitrovicë, Kombëtarja jonë i zhvillon edhe dy stërvitje të shtunën e dy të dielën. Të hënën Kombëtarja zhvendoset në Pallatin e Rinisë në kryeqytet ku i kryen dy seancat e fundit stërvitore para udhëtimit për në Turqi. Udhëtimi për në Turqi bëhet mëngjesin e së martës.
Ndeshja Turqi – Kosovë zhvillohet të mërkurën e ardhshme, më 3 nëntor, në Eskishehir. Më 7 nëntor në Prishtinë është ndeshja Kosova – Belgjika.
Mediat janë të mirëseardhura për të përcjellë Kombëtaren tonë gjatë këtij grumbullimi.
Synohen dy pozitat e para në grup për të avancuar tutje.