Kombëtarja mbyll eliminatoret për “Euro 2018”

Të shtunën i ka ardhur fundi ndeshjeve të kombëtares së Kosovës në kualifikimet për evropianin e vitit 2018 për hendbolliste. Në ndeshjen e fundit hendbollistet tona u takuan me Holandën në Almere të Holandës. Ashtu si pritej, fitorja i takoi Holandës, që është superfuqi e hendbollit evropian e botëror dhe ka në formacion disa prej hendbollisteve më të mira në botë. Ndeshja përfundoi me rezultat 42:16 në të mirë të vendaseve. Pas pjesës së parë rezultati ishte 21:10.

Ndeshja u luajt në një atmosferë të vërtetë sportive. Vajzat tona patën përkrahje të një grupi të bashkëatdhetarëve tanë që ishin të zëshëm. Ndonëse e përballur me mungesë të disa prej lojtareve më të rëndësishme për shkak të lëndimeve, kombëtarja jonë pati paraqitje të mirë në momente. Sidomos në pjesën e parë hendbollistet e Kosovës shfaqën më shumë dhe në periudha rezistuan fuqishëm ndaj holandezeve.

Është kjo ndeshja e dytë mes Kosovës e Holandës. Më 1 tetor të vitit të kaluar në Prishtinë, Holanda fitoi me rezultat 40:12. Në ndeshjen e së shtunës Kosova pranoi dy gola më shumë, por shënoi katër më shumë.

Kosova i ka humbur të gjitha gjashtë ndeshjet në fazën e dytë kualifikuese por vetë paraqitja në këtë fazë është sukses. Në fazën e parë kishte fituar ndaj Gjeorgjisë dhe Izraelit dhe kështu siguroi fazën e dytë ku qëlloi në një grup shumë të fortë me Holandën, Hungarinë e Bjellorusinë. Holanda e Hungaria janë vende elitare të hendbollit botëror, ndërsa edhe Bjellorusia ka lojtare në nivelin më të lartë evropian. Ndërkohë kombëtarja jonë përbëhet nga lojtare të reja që bëjnë karrierë në liga evropiane dhe atë të Kosovës dhe ndeshjet me hendbollistet më të mira në botë do t’iu shërbejnë shumë atyre për të ardhmen.

Ndeshjen ndaj Holandës e përcjellën 2400 shikues në palestër. Ardiana Merditaj ishte më efikasja te Kosova me gjashtë gola. Nga katër herë shënuan Mirela Gjikokaj e Albina Rugova. Anouk Nieuwenweg me tetë gola dhe Lynn Knippenborg me shtatë gola u dalluan te holandezet.

Holanda – Kosova 42:16 (21:10)

Holanda: Van der Heijden, Bont 3, Snelder, Knippenborg 7, Smits 4, Amega 4, Groot, Dulfer, Freriks, Nusser 6, Schop 2, Jankoviq, Smeets 2, Housheer 6, Wester, Nieuwenweg 8.

Kosova: Osmani, Ferataj 1, Kameri, S. Rexhepi. R. Rexhepi, Aliu, Krasniqi, Kelmendi, Merditaj 6, Marku 1, Rugova 4, Shehdadi, Stagova, Gjikokaj 4.

Rezultatet e Kosovës në kualifikimet për “Euro 2018”
Faza e parë
Kosova – Gjeorgjia 30:19
Izraeli – Kosova 25:32

Faza e dytë
Hungaria – Kosova 37:12
Kosova – Holanda 12:40
Kosova – Bjellorusia 22:31
Bjellorusia – Kosova 41:18
Kosova – Hungaria 15:37
Holanda – Kosova 42:16

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Besa Famgas e Prishtina kanë zhvilluar një ndeshje shumë të fortë të shtunën pasdite në …

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës …

Besa Famgas e Prishtina kanë zhvilluar një ndeshje shumë të fortë të shtunën pasdite në palestrën “Karagaçi” në Pejë. …

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është nënshkruar në kabinetin e …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës …

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Nesër nga ora 13:00 tërhiqet shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Turneu final i …

Suksesi i Kombëtares së Kosovës në hendboll në kualifikimet për “Euro 2022” , vazhdon të vlerësohet. Kosova ishte në …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova