Janë në fazën finale përgatitjet e Kombëtares së Kosovës në hendboll për ndeshjen e së mërkurës ndaj Rumanisë. Shtabi teknik në krye me selektorin Bujar Qerimi është i kënaqur me punën e lojtarëve. Edhe lojtarët i vlerësojnë të suksesshme përgatitjet, përkundër disa telasheve të vogla me lëndime.
Ndeshja e fazës së dytë kualifikuese për Euro 2022 në mes të Kosovës e Rumanisë luhet të mërkurën nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
“Gjithmonë luajmë për fitore, edhe pse përballë kemi një kundërshtar të fortë si Rumania. Kemi punuar mirë, kemi luajtur me rumunët dhe kjo na ndihmon për të përgatitur më mirë ndeshjen. Shpresojmë të paraqitemi me dinjitet ndaj Rumanisë. Të gjithë jemi të përkushtuar për të dhënë më të mirën”, ka thënë njëri prej portierëve të Kosovës, Haris Berisha.