Kombëtarja pëson nga Turqia, luan për vendin e shtatë

Kombëtarja U-20 e Kosovës në hendboll ka humbur nga Turqia në ndeshjen për plasman prej pozitës pesë deri në pozitën e tetë në kampionat evropian. 28:18 në të mirë të turqve ishte rezultati i takimit të luajtur të shtunën në mesditë në Kompleksin Verde në Podgoricë të Malit të Zi. Kështu Turqia do të luajë për vendin e pestë ndërsa kombëtarja jonë luan për rangim në vendin e shtatë. Ndeshjen e luan të dielen (nesër) prej orës 13:00.

Për kombëtaren tonë kjo ishte ndeshja e gjashtë në kuadër të kampionatit evropian, Divizioni B, që po mbahet në Podgoricë. Në kuadër të grupit A kishte dy fitore dhe tri humbje dhe kështu u rendit e katërta, pas Austrisë, Çekisë e Holandës. La prapa Moldavinë e Bullgarinë, të cilat kombëtare i mposhti. Turqia ishte e treta në grupin B. Me Turqinë, kombëtarja jonë ishte përballur dy herë edhe në kuadër të përgatitjeve për këtë evropian. Të dy ndeshjet ishin mbyllur në të mirë të turqve.
Të shtunën turqit kishin më shumë nga ndeshja. Epërsia prej dhjetë golave e tyre u arrit vetëm në minutën e fundit, pasi thuajse gjatë tërë kohës ishte përgjysmë më e vogël. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 14:10 në të mirë të Turqisë.

Drenit Tahirukaj ishte më efikasi te Kosova me tetë gola. Katër herë shënoi Jon Muqolli, ndërsa të tjerët nuk realizuan mbi një gol.

Kosova – Turqia 18:28 (10:14)

Kosova: Arti Luzha, Labinot Gubetini 1, Besian Abazi, Arben Dugolli, Drenit Tahirukaj 8, Lulzim Shabani 1, Etrit Hoxa, Adrian Halili 1, Festim Mustafa, Flakrim Beqiraj, Jon Muqolli 4, Elion Vokshi 1, Atdhe Basholli 1, Agon Bajqinovci, Bardh Berisha, Yll Muqolli 1.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Federata e Hendbollit e Kosovës është vlerësuar lart për organizimin e një tjetër ngjarjeje ndërkombëtare. …

Njëra prej lojtareve kryesore të Kosovës, Arlinda Hajdari, ka pësuar lëndim serioz në ndeshjen e …

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë humbur ndeshjen vendimtare të raundit të parë kualifikues për …

Perfaqesuesja e Kosoves ne hendboll duke festuar me Kryeministrin Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe Luksemburgut. Ai …

Me numër shumë të limituar të lojtareve (10 gjithsej, prej tyre 3 portiere), Kombëtarja e …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) është kthyer në rrugën e sukseseve. Pas shenjave të …

Portugalia e ka nisur me fitore bindëse turneun kualifikues në Prishtinë. Të enjten pasdite, Portugalia …

Prej të enjtes e deri të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë …