Kombëtarja U-18 nuk ia del as me bullgarët

Ndonëse kishte shpresë për fitoren e parë në ndeshjen ndaj Bullgarisë, kjo nuk ndodhi. Kombëtarja U-18 e Kosovës në hendboll ka humbur edhe ndeshjen e pestë dhe të fundit në fazën grupore të Evropianit të Divizionit B që po mbahet në Austri. Rezultati i ndeshjes të luajtur të enjten paradite ishte 29:23 në të mirë të Bullgarisë. Kështu Kosova përfundon fazën grupore në vendin e fundit (6) në grupin B. Në ditët në vijim i ka edhe dy ndeshje për plasman përfundimtar.

Në ndeshjen ndaj Bullgarisë dallimi është bërë në pritjet e portierëve. Derisa portierët bullgar kanë ndalur më shumë se gjysmën e gjuajtjeve në drejtim të portës së tyre, portierët tanë nuk e kishin ditën dhe kanë bërë fare pak pritje. Poashtu shumë gjuajtje joefikase kishte hendbollisti kryesor i kombëtares tonë Yll Muqolli, që u ndal në tri gola. 

Kosova – Bullgaria 23:29 (10:15)

Kosova: Thaqi, Idrizi 1, Berisha, Maloku 1, Isufi 3, Qerimi, Neziri, Delija 3, Fana, Basholli, Hajdini, Selmani, Vokshi 8, Dukaj, Quni 4, Muqolli 3.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Hendbollistet e Kombëtares U19 të Kosovës do të mblidhen javën tjetër (1 korrik) për Kampionatin …

Me finalen e Ligës së juniorëve, të luajtur të dielën, ka përfunduar edicioni garues 2020/2021 …

Federata e Hendbollit e Kosovës është vlerësuar lart për organizimin e një tjetër ngjarjeje ndërkombëtare. …

Njëra prej lojtareve kryesore të Kosovës, Arlinda Hajdari, ka pësuar lëndim serioz në ndeshjen e …

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë humbur ndeshjen vendimtare të raundit të parë kualifikues për …

Perfaqesuesja e Kosoves ne hendboll duke festuar me Kryeministrin Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe Luksemburgut. Ai …

Me numër shumë të limituar të lojtareve (10 gjithsej, prej tyre 3 portiere), Kombëtarja e …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) është kthyer në rrugën e sukseseve. Pas shenjave të …