Kombëtarja U16 në Podgoricë, të hënën dy ndeshjet e para në Kampionatin Mesdhetar

Kombëtarja U16 e Kosovës në hendboll (vajzat) të dielën ka udhëtuar për në Podgoricë të Malit të Zi. Pas fazës përgatitore të zhvilluar në Kosovë, hendbollistet e reja të hënën fillojnë garimin në Kampionatin Mesdhetar.
Mesdhetari është ngjarje shumë cilësore, ndërsa vajzat tona i presin ndeshje vërtetë sfiduese.
Pos Kosovës e Malit të Zi marrin pjesë edhe Kroacia, Italia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja e Turqia.
Menjëherë të hënën janë dy ndeshjet e para të Kombëtares sonë, me Kroacinë dhe me Malin e Zi. Të martën janë ndeshjet me Spanjën e Turqinë. Më 28 shkurt është ndeshja me Sllovakinë, ndërsa më 29 shkurt me Rumaninë dhe Slloveninë. Më 1 mars është ndeshja Kosovë – Itali.
Përvoja e fituar në këtë kampionat do të shërbejë shumë për të ardhmen e gjeneratës premtuese.

Lajme tjera