Kombëtarja U16 e Kosovës në hendboll (vajzat) i ka luajtur të martën dy ndeshjet e radhës në Kampionatin Mesdhetar që po mbahet në Podgoricë.
Paradite vajzat tona u mposhtën nga Spanja me rezultat 29:7. Ishte një ndeshje ku Kosova shfaqi pak ndaj spanjolleve, që janë favorite në Mesdhetar.
Në mbrëmje, Kosova U16 luajti me Turqinë, ndërsa pësoi me rezultat 30:14.
Kombëtarja jonë vazhdon me ndeshje të mërkurën, ndërsa përvoja në Podgoricë do të jetë shumë e rëndësishme për karrierën e këtyre lojtareve.