Kombëtarja U16 vazhdon përgatitjet për Kampionatin Mesdhetar

Hendbollistet e Kombëtares U16 po i vazhdojnë përgatitjet për Kampionatin Mesdhetar që mbahet prej 26 shkurtit deri më 3 mars në Podgoricë të Malit të Zi.
Stërvitjet e Kombëtares sonë po mbahen në Obiliq, ndërsa lojtaret e reja po punojnë nën urdhrat e kryetrajneres Valbona Hasani dhe trajnereve Fatmire Basholli e Mimoza Sefedini.
Me çdo stërvitje të zhvilluar niveli i vajzave sa shkon e rritet, ndërsa shtabi tekni është i vetëdijshëm për garën e fortë që e pret Kombëtaren tonë. Megjithatë Kampionati Mesdhetar do të shërbejë për të fituar përvojën e domosdoshme për avancim të mëtejmë të kësaj gjenerate.
Stërvitje do të vazhdojnë deri më 25 shkurt, kur është udhëtimi për në Podgoricë. Në Mesdhetar garojnë edhe Kroacia, Italia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Turqia dhe Mali i Zi.

Lajme tjera