Kombëtarja U17 fillon përgatitjet për Evropian

Hendbollistet e Kombëtares U17 fillojnë nesër përgatitjet për kampionatin evropian, Divizioni B, që gjatë muajit të ardhshëm mbahet në Itali.

Grumbullimi i vajzave bëhet prej orës 11:00 deri në ora 12:00 në Banjë të Pejës, ndërsa përgatitjet zhvillohen në palestrën në Pejë. Bëhet fjalë për lojtare që ishin edhe në kampin e FHK-së të mbajtur kohë më parë. Ka shpresë për paraqitje të mirë të kësaj kombëtare në kampionatin evropian që mbahet në Itali prej 3 deri më 11 gusht.

Kosova U17 është në grupin A, ndërsa ndeshjen e parë e luan më 3 gusht kundër Çekisë. Më pas luan edhe me kombëtaret tjera të grupit, Izraelin, Turqisë e Islandën. Në fund janë edhe ndeshjet për plasman.

Vajzat do të ushtrojnë nga dy herë në ditë nen udhëheqjen e trajnerëve Arben Parduzi, Faruk Shala, Valbona Rudaku (trajnerë) Fatlind Maraj (Fizioterapeut)  që të jenë të gatshme për ndeshjet në Itali.

Lista e lojtareve

 Last NameFirst NameClub
1FerizajFillesaKHF Shqiponja
2KurteshiEduardaKHF Prishtina
3MulajMelisaKjelsas IL (NOR)
4TolajRinesaKHF Jusuf Gervalla
5MulajElisaKjelsas IL (NOR)
6FerizajLarisaKHF Shqiponja
7LajçiDonitaLørenskog håndball klubb
8MalokuHavaOppsalhandball (NOR)
9NivokaziAlmaKHF Shqiponja
10MollakadrijaSelvijeKHF Vëllaznimi
11FerizajErzaKHF Shqiponja
12DevçeAdeaHSG Böblingen/ Sindelfingen
13SalihuBleonaSarpsborg (NOR)
14BasholliGentianaKHF Samadrexha
15IstrefiDiellzaSarpsborg (NOR)
16BerishaAdelinaKHF Istogu

Lajme tjera