Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) është kualifikuar në finale të IHF Trophy për zonën evropiane.
Të shtunën në palestrën “1Tetori” në Prishtinë, vajzat tona shënuan fitore bindëse ndaj Gjeorgjisë në gjysmëfinale. 28:19 ishte rezultati në fund, ndërsa dallimi u bë që në pjesën e parë që përfundoi 14:9. Andra Uglani i shënoi 8 gola për Kosovën, ndërsa pesë i kishte Arona Krasniqi. Sara Gjergjaj e Sirena Haxhaj i kishin nga 4 gola. Finalja është të dielën.