Pas një periudhe të suksesshme përgatitore në Prishtinë, Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) të premten udhëton për në Ankara të Turqisë.
Në kryeqendrën turke, vajzat tona do të paraqiten në Kampionatin Evropian (B).
Faza përgatitore ishte shumë e suksesshme. Vajzat kanë punuar me përkushtim dhe seriozitet, të vetëdijshme për rëndësinë e Evropianit si dhe konkurrencën e fortë.
Shtabi teknik, që drejtohet nga kryetrajneri Mitat Ferati, është i kënaqur me punën e bërë dhe gjendjen e ekipit kombëtar në prag të udhëtimit për në Turqi.
Kjo gjeneratë ka pasur disa aktivitete gjatë vitit dhe tani e ka një test të rëndësishëm para.
Ndeshjen e parë Kombëtarja jonë e ka të shtunën ndaj Sllovakisë.