Kombëtarja U17 pëson në ndeshjen e parë

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (femrat) ka luajtur të shtunën ndeshjen e parë në kampionatin evropian, Divizioni B. Në Lignano Sabbiadoro të Italisë, kombëtarja jonë pësoi humbje nga Çekia me rezultat 39:18. Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:7 për çeket.

Është hera e parë që ky grup i vajzave luan së bashku dhe kjo është vërejtur në lojën tonë. Ka pasur gabime të shumta teknike dhe komponimi jo i duhur ka bërë të veten. Por natyrisht ka pasur edhe periudha të suksesshme në lojën tonë dhe aksione të bukura, të cilat në ndeshjet e ardhshme shpresojmë që do të jenë edhe më të shpeshta.

Në fakt loja e kombëtares tonë pritet të përmirësohet në vazhdim të kampionatit. Pritjet janë solide nga ky evropian, që para së gjithash do të shërbejë për të fituar përvojë vajzat e reja dhe për t’u komponuar sa më shumë kjo gjeneratë.

Melisa Mulaj ishte më efikasja te Kosova me 8 gola.

Vajzat tona nuk do të kenë kohë për pushim. Menjëherë të dielen nga ora 14:00 takohen me Turqinë, që ka gjeneratë të suksesshme poashtu.

Çekia – Kosova 39:18 (19:7)

Kosova: Fillesa Ferizaj, Donita Lajçi, Melisa Mulaj 8, Hava Maloku, Elisa Mulaj 3, Adea Devçe 1, Diellza Istrefi 2, Alma Nivokazi, Eduarda Kurteshi 1, Bleona Salihu 2, Selvije Mollakadrija, Erza Ferizaj, Larisa Ferizaj, Adelina Berisha 1

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Llapi nuk ka lejuar befasi dhe ka fituar thellë ndaj Prizrenit. Ndeshja e parë e …

Ferizaj e ka fituar derbin e qytetit të hendbollit ndaj Kastriotit. Ndeshja e javës së …

Dy skuadrat ferizajase takohen në kuadër të javës së 16-të të Superligës së hendbollisteve.Ndeshja Ferizaj …

Për shkak të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës, në fundjavë nuk ka ndeshje të Superligës …

Kastrioti ka shënuar fitore që e kthen në vendin e tretë në tabelën e Superligës …

Llapi nuk ka lejuar befasi dhe ka fituar thellë ndaj Prizrenit. Ndeshja e parë e javës së 20-të të …

Ferizaj e ka fituar derbin e qytetit të hendbollit ndaj Kastriotit. Ndeshja e javës së 16-të të Superligës së …

Dy skuadrat ferizajase takohen në kuadër të javës së 16-të të Superligës së hendbollisteve.Ndeshja Ferizaj – Kastrioti është të …

Për shkak të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës, në fundjavë nuk ka ndeshje të Superligës A. Por në Superligën …

Kastrioti ka shënuar fitore që e kthen në vendin e tretë në tabelën e Superligës A (meshkujt). Në ndeshjen …

Vushtrria është kujdesur që të kthehet menjëherë në vendin e dytë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë …

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi duke fituar ndaj Trepçës, të mërkurën mbrëma. Ndeshja e luajtur në palestrën “Minatori” …

Esma Muratoviq e ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës në hendboll. Istogu të mërkurën …