Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kombëtarja U18 e luajti ndeshjen e parë në turneun në Belgjikë

Hendbollistet e Kombëtares U18 të Kosovës e kanë luajtur të mërkurën mbrëma ndeshjen e parë në kuadër të turneut ndërkombëtar “4 Nations Handball Trophy”.
Në Lokeren të Belgjikës, djemtë tanë luajtën me Belgjikën, ndërsa pësuan me rezultat 31:25. Paraqitja ishte solide, por shërben shumë për të ardhmen e kësaj gjenerate.
Të kujtojmë që ishte ndeshja e parë ndërkombëtare për këtë grupmoshë. Dhe mungesa e përvojës u vërejt sidomos në minutat e parë, kur djemtë tanë kishin telashe të shumta në mbrojtje e sulm. Gradualisht stabilizuan radhët dhe shfaqën më shumë. Por jo mjaftueshëm sa për të shmangur humbjen. Pjesa e parë përfundoi 18:11 për Belgjikën.
Ndeshjen e ardhshme Kosova U18 e ka ndaj Luksemburgut, të enjten nga ora 18:00. Të premten prej orës 10:00 është ndeshja me Poloninë.

Lajme tjera