Kombëtarja U18 luan në Mal të Zi

Të hënën është hedhur shorti edhe për kampionatet evropiane për Kombëtaret e grupmoshës U18 (meshkujt).

Do të organizohen tri kampionate evropiane të divizionit B, në Mal të Zi, Bullgari dhe Maqedoni Veriore. Kosova do të luajë në Mal të Zi, ndërsa bënë pjesë në Grupin A së bashku me Holandën, Turqinë e Malin e Zi. Në grupin B janë Rumania, Luksemburgu, Letonia e Azerbajxhani.

Kampionati evropian për hendbollistët deri 18 vjet zhvillohet prej 17 deri më 23 gusht të vitit të ardhshëm. 20-vjeçarët luajnë gjatë korrikut.

Lajme tjera