Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kombëtarja U18 përfundon kualifikimet për Evropian

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll ka përfunduar kualifikimet për Kampionat Evropian. Kombëtarja jonë ndeshjen e fundit e luajti të dielën në Shkup. U mposht nga Maqedonia e Veriut me rezultat 33:24.
Djemtë tanë nisën mirë ndeshjen dhe ishin në epërsi deri në minutën e 14-të. Pasoi një periudhë jo e mirë për Kombëtaren tonë dhe vendasit në pushim shkuan me epërsi 15:11. Në pjesën e dytë më shumë shfaqi Maqedonia e Veriut që në fund fitoi me rezultat 33:24.
Kombëtarja jonë do të luaj në Evropianin e Divizionit B, bashkë me Sllovakinë. Në Evropian u kualifikuan Zvicra dhe Maqedonia e Veriut.

Lajme tjera