Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kombëtarja U18 përfundon turneun në Belgjikë

Me ndeshjen e së premtes ndaj Polonisë, Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë) ka përfundur turneun në Lokeren të Belgjikës.
Pjesëmarrja në turneun “4 Nations Handball Trophy” është shumë e rëndësishme për zhvillimin e kësaj gjenerate. Kjo ishte përvoja e parë ndërkombëtare e kësaj grupmoshe, ndërsa djemtë tanë kanë kuptuar se për të konkurruar në nivel evropian u duhet punë shumë më e madhe dhe sistematike.
Ndaj Polonisë, Kombëtarja jonë vetëm në momente ka shfaqur gjëra pozitive. Në fund rezultati ishte 38:19 për polakët.
Kohë për të pushuar për Kombëtaren U18 nuk do të ketë. Që në fillim të janarit Kosova U18 luan në Shkup kualifikimet për Evropian.

Lajme tjera