Kombëtarja U19 filloi grumbullimin e dytë

Të hënën janë grumbulluar hendbollistet e Kombëtares U19 të Kosovës. Grumbullimi i dytë po mbahet në Ferizaj, ndërsa nën urdhrat e kryetrajnerit Granit Sahiti hendbollistet e reja kanë zhvilluar stërvitjen e parë.

Kombëtarja U19 do të ketë program të ngjeshur deri më 30 dhjetor, ndërsa synim është rritja e konkurrencës dhe komponimi sa më i miri i ekipit kombëtar.

Shumica e lojtareve janë të klubeve të vendit, ndërsa atmosfera është e shkëlqyer.
Kombëtarja U19 do të ketë Evropian sfidues në verën e ardhshme. Do të paraqitet në Kampionatin e Divizionit B, që do të mbahet në Prishtinë. Pos që do të ketë përkrahje të madhe, kjo Kombëtare do të ketë edhe presion shtesë që të paraqitet sa më mirë para tifozëve tanë. Evropiani U19 në Prishtinë mbahet prej 8 deri më 16 korrik 2023.

Lajme tjera