Kombëtarja U19 kalon në gjysmëfinale të IHF Trophy

Kosova U19 nuk ka marrë rezultatin e synuar në ndeshjen ndaj Kanadës, por megjithatë ka kaluar në gjysmëfinale të IHF Trophy Intercontinental.

Të premten  Kosova U19 pësoi nga Kanada me rezultat 35:31. Por falë fitores ndaj Zelandës së Re (të enjten), Kosova ka përfunduar e dyta në grupin B dhe të shtunën do të luajë në gjysmëfinale. Kanada u rendit e para në grupin B me 4 pikë, Kosova e dyta me 2 pikë dhe Zelanda e Re e treta pa pikë. Grupin A e fitoi Taipei Kinez me 4 pikë, para Nigerisë me 2 pikë dhe Paraguajit pa pikë.

Në gjysmëfinalen e parë takohen Taipei Kinez me Kosovën dhe në të dytën Kanada me Nigerinë. Gjysmëfinalet janë të shtunën. E para nga ora 17:00 dhe e dyta nga ora 13:00.

Lajme tjera