Kombëtarja U19 në Lituani, ndërsa U17 në Itali

Në kuadër të “Raiffeisen Kampi Veror 2019”, përgatitjet i fillojnë Kombëtaret U19 dhe U17 të hendbollisteve. Të dy ekipet tona kombëtare i presin sfida të rëndësishme këtë verë.

Kështu Kombëtarja U19 paraqitet në kampionatin evropian, divizioni B, që mbahet në Lituani Kampionati mbahet prej 15 deri më 21 korrik. Kosova është pjesë e grupit A së bashku me Çekinë, Turqinë e Ishujt Faroe. Ndeshjen e parë Kosova e luan më 15 korrik ndaj Turqisë. Më pas më 16 korrik takohet me Çekinë, ndërsa më 18 korrik me Ishujt Faroe. I ka edhe ndeshjet për plasman. Në grupin B janë Lituania, Maqedonia Veriore, Zvicra e Gjeorgjia.

Edhe Kombëtarja U17 e hendbollisteve garon në kampionatin evropian të divizionit B. Kampionati mbahet në Itali prej 3 deri më 11 gusht. Kosova U17 është në grupin A së bashku me Çekinë, Turqinë, Islandën e Izraelin. Ndeshjen e parë vajzat tona e luajnë ndaj Turqisë më 4 gusht.

Lajme tjera