Kombëtarja U19 pëson nga nikoqiri, e presin ndeshjet për plasman

Hendbollistet e Kombëtares U19 të Kosovës kanë vazhduar me ndeshje në Evropianin e Divizionit B në Shkup. Të enjten mbrëma hendbollistet tona janë takuar me nikoqirin, Maqedoninë e Veriut. Përkundër angazhimit të vajzave, Kombëtarja ka humbur me rezultat 33:16.

Kosova U19 ka përfunduar e katërta në grup. Tani i ka ndeshjet për plasman. Të shtunën nga ora 12.30 takohet me Islandën, që ishte e treta në grupin tjetër.

Ndaj Maqedonisë V. vajzat tona kanë pasur momentet e tyre, ndërsa na rezultat ka ndikuar edhe humbja e shumë rasteve të mira.

Lajme tjera