Kombëtarja U21 pëson nga Brazili, nesër luan me Bahrejnin

Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll ka luajtur të dielen ndeshjen e rradhës në kampionatin botëror për juniorë, në Spanjë.

Në qytetin Pontevedra, kombëtarja jonë pësoi nga Brazili me rezultat 36:23. Brazili ka shfaqur cilësi të lartë në Spanjë dhe këtë e dëshmoi edhe ndaj nesh. Brazilianët herët në ndeshje kanë filluar të shkëputen në rezultat dhe sigurtë kanë arritur te fitorja e re. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 18:10 për Brazilin.

Kështu djemtë tanë kanë marrë përvojën edhe nga një ndeshje e botërorit, skenë në të cilën Kosova luan për herë të parë. Aspekte të lojës tonë po përmirësohen nga ndeshja në ndeshje, por po ashtu po evidentohen dobësi që në botëror kushtojnë, e që synohet të kalohen me kohë. Ndaj Brazilit ka patur momente kur kombëtarja jonë ishte e barabartë me rivalin. Me pritje është dalluar Flakrim Beqiraj.

Tani djemtë tanë e kanë edhe një ndeshje në grup. Të hënën nga ora 16.30 luajmë me Bahrejnin, që gjithashtu ka shfaqur nivel. Më pas janë ndeshjet për plasman.

Kosova – Brazili 23:36 (10:18)

Kosova: Luzha, Gubetini 1, Dugolli 3, Abazi, Bajqinovci, Shabani 3, Avdulli 1, Tahirukaj 8, Mustafa 1, Beqiraj, Muqolli 2, Xhafolli 1, Basholli 3, Halili, Dalladaku.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Llapi nuk ka lejuar befasi dhe ka fituar thellë ndaj Prizrenit. Ndeshja e parë e …

Ferizaj e ka fituar derbin e qytetit të hendbollit ndaj Kastriotit. Ndeshja e javës së …

Dy skuadrat ferizajase takohen në kuadër të javës së 16-të të Superligës së hendbollisteve.Ndeshja Ferizaj …

Për shkak të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës, në fundjavë nuk ka ndeshje të Superligës …

Kastrioti ka shënuar fitore që e kthen në vendin e tretë në tabelën e Superligës …

Llapi nuk ka lejuar befasi dhe ka fituar thellë ndaj Prizrenit. Ndeshja e parë e javës së 20-të të …

Ferizaj e ka fituar derbin e qytetit të hendbollit ndaj Kastriotit. Ndeshja e javës së 16-të të Superligës së …

Dy skuadrat ferizajase takohen në kuadër të javës së 16-të të Superligës së hendbollisteve.Ndeshja Ferizaj – Kastrioti është të …

Për shkak të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës, në fundjavë nuk ka ndeshje të Superligës A. Por në Superligën …

Kastrioti ka shënuar fitore që e kthen në vendin e tretë në tabelën e Superligës A (meshkujt). Në ndeshjen …

Vushtrria është kujdesur që të kthehet menjëherë në vendin e dytë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë …

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi duke fituar ndaj Trepçës, të mërkurën mbrëma. Ndeshja e luajtur në palestrën “Minatori” …

Esma Muratoviq e ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës në hendboll. Istogu të mërkurën …