Kombëtarja U16 e luajti ndeshjen e parë në Kampionatin Mesdhetar

Kombëtarja U16 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të hënën ndeshjen e parë në Kampionatin Mesdhetar në Podgoricë.
Me gjithë dëshirën e madhe dhe angazhimin, vajzat tona nuk u bënë ballë moshatareve nga Kroacia. Pësuan me rezultatin 36:11. Vetëm në momente Kombëtarja jonë ka shfaqur elemente pozitive. Menjëherë të hënën mbrëma është ndeshja e dytë, ndërsa shpresohet për paraqitje më të mira në vazhdim të kampionatit.
Mesdhetari do të jetë përvojë shumë e mirë për këtë gjeneratë të hendbollisteve.

Photo credits: Match_Lens

Lajme tjera