Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova e fillon Evropianin me fitore

Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll e ka filluar me fitore Kampionatin Evropian në Prishtinë.
Të shtunën mbrëma, Kosova fotoi ndaj Bullgarisë me rezultat 23:22.
Ndeshja ishte dramatike, sidomos në pjesën e dytë, ndërsa u vendos në aksionet e fundit.
Portieri Olt Kabashi u shqua te Kosova. Ai u shpall më i miri i ndeshjes.
Fillimi i ndeshjes i takoi Kosovës. U krijua epërsi 7:1, 8:2 e 9:3.
Pas 30 minutave rezultati ishte 15:13 për djemtë tanë.
Megjithatë bullgarët u kthyen në pjesën e dytë. Krijuan epërsi prej tri golash që e mbajtën për disa minuta. Megjithatë Kombëtarja jonë u kthye gradualisht për të fituar në fund me një gol.
Më efikasi ishte Olsi Mulaj me 9 gola. 7 i kishte Bleroj Imeraj.

Lajme tjera