Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova e luan ndeshjen e parë në vitin 2024

Periudha festive e funditit nuk është periudhë pushimi për Federatën e Hendbollit të Kosovës dhe për ekipet tona kombëtare. Që në nismë të vitit 2024, Kombëtaret tona kanë sfida shumë të rëndësishme ndërkombëtare.
Madje Kosova do ta luaj ndeshjen e parë në kuadër të EHF-së në vitin 2024. Bëhet fjalë për Kombëtaren U18 të hendbollistëve që më 5 janar nga ora 12:00 luan ndaj Zvicrës në Shkup. Ndeshja i takon kualifikimeve për Kampionat Evropian.
Kosova U18 është në Grupin B, ku bëjnë pjesë edhe Maqedonia e Veriut dhe Sllovakia.
Më 6 janar nga ora 12:00, Kosova U18 luan me Sllovakinë. Ndërsa më 7 janar nga ora 15:00 është ndeshja Kosova – Maqedonia e Veriut.
Dy të parët në grup avancojnë në Evropian, ndërsa dy Kombëtaret tjera garojnë në Evropianin e Divizionit B.
Me të nisur viti do të grumbullohet edhe Kombëtarja A e Kosovës në hendboll. Në kuadër të raundit promovues për Evropianin 2026, hendbollistët tanë më 10 janar e presin Britaninë e Madhe në Prishtinë. Ndeshja në Britani të Madhe është më 13 janar. Kombëtarja më e mirë pas dy ndeshjeve avancon në kualifikimet e rregullta.
Kështu për Federatën e Hendbollit të Kosovës fillimi i vitit do të jetë me plot aktivitete. Synimi është kalimi i Britanisë së Madhe dhe paraqitja e suksesshme e djemve të Kombëtares U18 në kualifikimet në Shkup.