Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka humbur ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin 2021. Të premten në Maria Enzersdorf të Austrisë, hendbollistet tona pësuan 26:20, nga Austria.
Kosova e hapi ndeshjen shumë mirë dhe në pjesën e parë ishte në epërsi të vazhdueshme. Epërsia në shumë raste ishte 3 gola. Por pjesa e parë përfundoi 12:11 për Kombëtaren tonë. Fillimi i pjesës së dytë ishte shumë i dobët dhe austriaket shpejt kaluan në epërsi. Ndonëse ndërkohë konsoliduam radhët, epërsia e Austrisë nuk është rrezikuar. Në fund rezultati ishte 26:20.
Të kujtojmë që në këtë turne kualifikues na mungojnë shumë lojtare, ndërsa kemi edhe shumë debutuese.
Kombëtarja ka dhënë shenja se e ardhmja është e ndritur. Angazhimi i vajzave ishte në nivel.
Nesër nga ora 18:00 luajmë ndaj Italisë në ndeshjen vendimtare për kalim tutje.