Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova humb nga Italia, por fiton shumë lojtare

Humbin ndeshjen vendimtare për kalim tutje në kualifikimet për Botërorin 2021, atë nga Italia. Të shtunën në Austri pësuam 24:22.

Vajzat tona u angazhuan, por që këtë herë nuk ishte e mjaftueshme për fitore.

Na mbetet shumë punë që të përgatitemi për ndeshjet e ardhshme.

Vajzat nuk e kishin freskinë edhe për shkak të ngarkesës së madhe në ndeshjen e djeshme ndaj Austrisë, ndërkohë që Italia ishte e lirë.

Kemi fituar shumë lojtare të reja dhe kemi dëshmuar që jemi në nivel me Austrinë e Italinë.
Nuk kemi shënuar në shumë raste nga pozita ideale dhe kjo në fund kishte ndikimin e vet.

Menjëherë në fund të majit e fillim të qershorit na presin ndeshjet kualifikuese për Euro 2022.

Lajme tjera