Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova i nis me humbje eliminatoret për Botëror

Përkundër angazhimit të lojtarëve, Kombëtarja e Kosovës e ka humbur ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin 2023.

Të mërkurën mbrëma në Eskishehir, Kombëtarja jonë pësoi nga Turqia me rezultat 25:23. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:14 për Turqinë. Kombëtarja jonë e nisi ndeshjen jo mirë, por me kalimin e minutave loja u stabilizua dhe pjesa e parë ishte e barabartë.

Edhe në pjesën e dytë Kosova kishte momentet e saj, por kur u vendos ndeshja, vendasit shfaqën më shumë. Turqia e kontrolloi më pas ndeshjen deri në fund.

Më efikasi te Kosova ishte Egzon Gjuka me 6 gola. 5 i kishte Deniz Terziqi, kurse Kastriot Jupa i realizoi 4. Është shquar me pritje edhe portieri Flamur Gërbeshi.
Tani Kombëtarja jonë i kthehet ndeshjes me Belgjikën që është të dielën në Prishtinë.