Palestra e njëjtë, 20 vjet më vonë.
Kombëtarja e Kosovës është kthyer në “Porsuk Sport Salonu” në Eskishehir të Turqisë, ku nesër zhvillohet ndeshja Turqi – Kosovë, e vlefshme për fazën e parë kualifikuese për Botërorin 2023 në hendboll.
Në palestrën e njëjtë në javën e parë të shtatorit u luajtën dy ndeshje të Kosovës me skuadrën Kiliçoglu, ku Verim Zherka kishte luajtur për 4 vite. Ishin ndeshjet e para të Kombëtares së Kosovës pas luftës. Në vitin 2001 ishte shkruar një kapitull i rëndësishëm për hendbollin kosovar. Nesër nga ora 18:00 (16:00 sipas kohës në Kosovë) shpresojmë të shkruajmë kapitull tjetër të suksesshëm.