Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova luajti me Turqinë, nesër ndeshja me Kroacinë

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar ndeshjen e parafundit në Kampionatin Mesdhetar në Podgoricë të Malit të Zi.
Të enjten në mesditë vajzat tona luajtën me Turqinë, kurse pësuan me rezultat 28:18. Pjesa e parë dhe e tretë ishin thuajse të barabarta, kurse dallimi u bë në të dytën.
Të premten Kombëtarja jonë luan ndeshjen e fundit në fazën grupore. Përballet me Kroacinë nga ora 12:00.