Kosova mëson kundërshtarët e fazës interkontinentale

Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) ka njoftuar për ekipet kombëtare që do ta paraqiten në garën e rëndësishme IHF Trophy, në fazën interkontinentale të saj. Kombëtaret U20 dhe U18 të Kosovës i kanë zënë vendet e para në IHF Trophy për Evropë, gara që janë mbajtur javë më parë në Prishtinë. Hendbollistët deri 18 vjet dhe ata deri 20 vjet me vendet e para në IHF Trophy për Evropë kanë fituar të drejtën që të paraqiten në IHF Trophy Interkontinentale.

Faza interkontinentale do të mbahet në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, me shumë mundësi në muajin prill. IHF-ja nuk ka vendosur ende terminin përfundimtar e poashtu vendin nikoqir. Ka shpresë që kjo ngjarje mund t’i besohet Federatës tonë, pas vlerësimeve shumë pozitive për IHF Trophy për Evropë e poashtu për ngjarjet e kaluara të organizuara te ne.

Pos në Evropë, IHF Trophy është organizuar edhe për Afrikë, Azi, Amerikë të Veriut e Karaibe, Amerikë të Jugut dhe Qëndrore dhe për Oqeani.

Për Kosovën  IHF Trophy është rast i artë për kombëtaren U20. Nëse Kosova e fiton fazën interkontinentale me 20-vjeçarët, atëherë do të sigurojë paraqitjen në kampionatin botëror të vitit të ardhshëm. Ka optimizëm për të arritur këtë sukses, që gjithsesi do të ishte historik për Kosovën në përgjithësi. Ende asnjë ekip sportiv i Kosovës nuk është paraqitur në kampionat botëror dhe djelmoshat e Fatmir Muhaxherit mund të jenë të parët që do të bëjnë këtë.

Në fazën interkontinentale te kombëtaret U20 do të garojnë pos Kosovës edhe Nigeria, Taipei Kinez, SHBA-ja, Australia e Paraguaji.

Te 18-vjeçarët pos Kosovës do të garojnë edhe Nigeria, Taipei Kinez, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Paraguaji.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Istogu – Vushtrria është kryendeshja e javës së 14-të në Superligën e Kosovës në hendboll …

Në fundjavë luhen ndeshjet e ardhshme në kuadër të kampionatit të Kosovës në hendboll. Në …

Kastrioti e ka fituar bindshëm përballjen e skuadrave me traditë në hendbollin kosovar. Të mërkurën …

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa ka uruar Eugen Saraçinin me rastin e …

Hendbollisti premtues, Yll Muqolli, ka shënuar 10 gola të martën mbrëma në fitoren e re …

Istogu – Vushtrria është kryendeshja e javës së 14-të në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të fermave. …

Në fundjavë luhen ndeshjet e ardhshme në kuadër të kampionatit të Kosovës në hendboll. Në Superligën A të hendbollistëve …

Kastrioti e ka fituar bindshëm përballjen e skuadrave me traditë në hendbollin kosovar. Të mërkurën mbrëma në palestrën “Minatori” …

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa ka uruar Eugen Saraçinin me rastin e rizgjedhjes ne postin e …

Hendbollisti premtues, Yll Muqolli, ka shënuar 10 gola të martën mbrëma në fitoren e re të Besa Famgas. Në …

Dyshja prishtinase e gjyqtarëve të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja, kanë pasur angazhim evropian të hënën. Xhema e …

Me ndeshjen Besa Famgas – Vëllaznimi fillon gara në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt). Në Superligën A …

Të dielën u luajtën katër ndeshje të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …