Kosova në grup me Gjermaninë, Poloninë e Izraelin

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll do të luajë në grupin e parë të eliminatoreve për Euro 2020, që nisin në tetor. Kosova është në një grup me Gjermaninë, Poloninë e Izraelin.

Shorti për kualifikimet për evropianin e ardhshëm për hendbollistë është tërhequr të enjten mbrëma në Trondheim të Norvegjisë. Evropiani mbahet për herë të parë në tri vende, në Suedi, Austri e Norvegji.

Për herë të parë do të garojnë 24 përfaqësuese. Dy të parët e secilit grup dhe katër prej tetë më të mirëve nga vendet e treta kualifikohen për evropian.Direkt kualifikohen tri vendet nikoqire dhe Spanja si kampione aktuale

Lajme tjera