Kosova në grup me Portugalinë, Kroacinë, Hungarinë, Brazilin e Bahrejnin

Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll do të luajë në Grupin C në kampionatin botëror të juniorëve që gjatë korrikut mbahet në Spanjë. Në shortin e hedhur të martën, Kosova ka rënë në një grup me Portugalinë, Kroacinë, Hungarinë, Brazilin e Bahrejnin. Bëhet fjalë për një grup të fortë me kombëtare cilësore, por djelmoshat tanë do të japin maksimumin për paraqitje të denjë dhe për të shënuar fitore.

Është hera e parë që një kombëtare e Kosovës do ta paraqitet në botëror. Pra është një sukses tjetër historik i hendbollit kosovar. Kosova në short ishte në vazon e fundit. Shorti u hodh në Pontevedra të Spanjës.

Në Grupin A janë Sllovenia, Spanja, Serbia, Tunizia, Japonia e SHBA-ja. Në grupin B garojnë Franca, Egjipti, Suedia, Nigeria, Korea e Australia. Ndërsa në grupin D garojnë Gjermania, Islanda, Norvegjia, Argjentina, Danimarka e Kili.

Lajme tjera