Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) do të garojë në grupin e tretë në fazën e parë të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2021 që mbahet në Egjipt.
Shorti është tërhequr të martën, ndërsa Kosova bënë pjesë në një grup të fortë me Italinë, Rumaninë dhe Gjeorgjinë. Ndeshjet luhen në tetor të këtij viti dhe janar të vitit të ardhshëm kurse vetëm fituesi i grupit avancon në fazën e dytë. Kosova në eliminatoret e fundit fitoi ndaj Izraelit dhe barazoi me Poloninë.
Në eliminatoret e ardhshme synohet të vazhdohet me hapa para, me paraqitje të mira dhe rezultate. Selektori Taip Ramadani ka formuar skuadër garuese që po e ngrit vazhdimisht nivelin.
Me Italinë, Rumaninë e Gjeorgjinë kombëtarja jonë do të kërkojë fitoret, me shpresë për kalim të grupit.