Kosova në vazon e dytë në kualifikimet për Botërorin “Egjipti 2021”

Të martën (nesër) mësohen kundërshtarët e Kombëtares A të Kosovës në hendboll në kualifikimet për kampionatin botëror që në vitin 2021 mbahet në Egjipt. Shorti tërhiqet në Vjenë nga ora 16.00.

Bëhet fjalë për fazën e parë kualifikuese për kampionatin e ardhshëm botëror. Me rritjen e botërorit në 32 ekipe, më shumë mundësi ka për kualifikim në ngjarjen më të madhe.

Në fazën e parë kualifikuese do të garojnë 15 ekipe kombëtare nga Evropa. Tri grupe do të formohen me nga katër skuadra dhe një grup me tri. Ndeshjet do të luhen në tetor të këtij viti dhe në janar të vitit të ardhshëm. Fituesit e grupeve kualifikohen në fazën e dytë kualifikuese.

Në short, Kosova do të jetë në vazon e dytë prej tri sa janë gjithsej. Egjipti e organizon botërorin e 27-të në janar të vitit 2021. Deri më tani në botëror kanë garuar 24 skuadra e tani janë 32.

Vazo 1: Izraeli, Italia, Lituania, Turqia
Vazo 2: Belgjika, Estonia, Ishujt Faroe, Finlanda, Greqia, Kosova, Rumania, Sllovakia
Vazo 3: Qipro, Gjeorgjia, Luksemburgu

Lajme tjera