Të martën prej orës 11:00 në Vjenë do të tërhiqet shorti për fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2025 për hendbolliste.
Në fazën e parë kualifikuese paraqiten 12 ekipe kombëtare. Ndarja e tyre në vazo është bërë në bazë të ranglistës aktuale. Dhe Kosova është në vazon e parë, falë sukseseve gjithnjë e më të mëdha në vitet e fundit.
Italia, Greqia, Kosova dhe Finlanda janë në vazon e parë.
Izraeli, Luksemburgu, Lituania dhe Bosnjë-Hercegovina janë në vazon e dytë, ndërsa Bullgaria, Britania e Madhe, Belgjika dhe Estonia në vazon e tretë.
Faza e parë kualifikuese do të zhvillohet në formë turneu. Do të formohen katër grupe me nga tri kombëtare. Fituesi i grupit kuaifilohet në fazën e dytë, përkatësisht në plejof. Ndeshjet kualifikuese do të zhvillohyen prej 25 deri më 27 tetor të këtij viti.
Botërori i vitit të ardhshëm mbahet në Gjermani dhe Holandë